Policia e Kosovës arreston Dardan Molliqaj

Policia e Kosovës ka arrestuar të parin e Partisë Socialdemorkate, Dardan Molliqaj. Kjo është bërë e ditur nga PSD-Ja, ku thuhet se Njësia e Reagimit të Shpejtë ka arrestuar Molliqajn derisa ishte rrugës për një takim. “Njësia e Reagimit të Shpejtë e Policisë së Kosovës ka arrestuar sot kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqajn, teksa…

Lajme

17/04/2025 15:35

Policia e Kosovës ka arrestuar të parin e Partisë Socialdemorkate, Dardan Molliqaj.

Kjo është bërë e ditur nga PSD-Ja, ku thuhet se Njësia e Reagimit të Shpejtë ka arrestuar Molliqajn derisa ishte rrugës për një takim.

“Njësia e Reagimit të Shpejtë e Policisë së Kosovës ka arrestuar sot kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqajn, teksa ishte rrugës për një takim. Ky arrestim është totalisht jashtë çdo racionaliteti. Përderisa nuk ka marrë as ftesë nga gjykata dhe në të njëjtën kohë çdo ditë është në rutinën e tij dhe mund të gjindet lehtësisht, kjo sjellje nuk mund të lexohet ndryshe përveç se presion politik dhe demonstrim force nga një njësi e krijuar për situata emergjente dhe të rrezikshme, jo për të ndaluar opozitën politike”,thuhet në njoftim.

Po ashtu u tha se “Prioriteti dhe zelli në të cilin janë vendosur anëtarët e PSD-së për “shqyrtim rastesh” lë dyshime se kjo po ndodhë qëllimshëm, meqë një numër të madh rastesh e kanë së bashku me anëtarët e VV-së, duket që mësyrja është kryesisht ndaj PSD-së”.

Sipas PSD-së, arrestime të tilla nuk  i ndalni por vetëm e bëjnë më të qartë për të gjithë kush ka frikë nga organizimi politik.

“Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Dardan Molliqajt.”/Lajmi.net/