Policia e Kosovës aksion vullnetar për dhurimin e gjakut

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, ka organizuar sot aksion vullnetar për dhurimin e gjakut, me pjesëmarrjen e kadetëve të Policisë së Kosovës. Siç njofton policia, ky aktivitet humanitar u zhvillua dje në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike – Vushtrri, ku kanë dhuruar gjak 167 kadetë policorë nga…

Lajme

13/05/2025 14:39

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, ka organizuar sot aksion vullnetar për dhurimin e gjakut, me pjesëmarrjen e kadetëve të Policisë së Kosovës.

Siç njofton policia, ky aktivitet humanitar u zhvillua dje në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike – Vushtrri, ku kanë dhuruar gjak 167 kadetë policorë nga 280 kadetë policorë sa numëron gjenerata e 62-të.

“Qëllimi i këtij aksioni është të kontribuojmë në shpëtimin e jetëve përmes dhurimit vullnetar të gjakut dhe të promovojmë vlerat humane dhe solidaritetin shoqëror që përfaqësojnë pjesëtarët tanë”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në shërbim të qytetarëve, jo vetëm për sigurinë publike, por edhe për përkrahjen e kauzave humane dhe shëndetësore.

“Dhurimi i gjakut është një akt i thjeshtë që shpëton jetë”, thuhet në njoftim.