Policia e Kosovë pritet që pasdite të bllokoj dhe rrugë të tjera që shfrytëzohen për kontrabandë në veri

Policia e Kosovës dje ka vendosur pengesa të pjesshme tek Ura e Bërnjakut në veri të vendit, ku aty nuk do të mund të kalojnë kamionët, kurse për veturat e vogla kalimi është i mundur. Kjo është bërë me qëllim të parandalimit të kontrabandave me mallra. Ndërsa zv/drejtori i Policisë së Kosovës për veriun e…

Lajme

27/09/2024 09:38

Policia e Kosovës dje ka vendosur pengesa të pjesshme tek Ura e Bërnjakut në veri të vendit, ku aty nuk do të mund të kalojnë kamionët, kurse për veturat e vogla kalimi është i mundur.

Kjo është bërë me qëllim të parandalimit të kontrabandave me mallra.

Ndërsa zv/drejtori i Policisë së Kosovës për veriun e vendit, Veton Elshani deklaroi se sot pasdite do të vendosen edhe pengesa të tjera në rrugët të cilat ekziston mundësia dhe rreziku i kontrabandimit me mallra.

“Janë mbi 60 rrugëve ilegale që janë përdorë për kalimin e kontrabandës së mallrave. Mbi 25 rrugë i kemi bllokuar, kështu që do të vazhdojmë punën tonë në kuadër të veprimit sipas ligjit e që në atë zonë kemi të bëjmë më shumë me kontrabandë me mallra”,tha Elshani.

Ai theksoi gjithashtu se “Nuk do të paraqesë vështirësi  për qytetarët që të lëvizin me vetura të vogla pasi nuk është pikë kalim zyrtar por konsiderojmë në masë të madhe në parandalimin e veprave penale që kanë të bëjnë me kontrabandimin e mallrave”.

Duhet theksuar se në veri të vendit ndër vite ka pasur probleme të ngjashme të rrezikut nga kontrabandimi i mallrave.

Kurse nga ora 11:00 serbët në veri të vendit kanë paralajmëruar të nisin një protestë, por për të cilën nuk kanë dhënë arsye se përse e kanë thirrur.

Madje një arsye nuk e ka as Policia e Kosovës.

Nga ky institucion vetëm është konfirmuar se janë lajmëruar për protestën, por jo për arsyen./Lajmi.net/