Policia e konfirmon vrasjen në Malishevë: Viktimat dy vëllezër nga fshati Golluboc, i dyshuari dhëndrri i tyre nga Drenasi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mëngjesi të sotëm në Malishevë, saktësisht në fshatin Golluboc. Dy vëllezër të një familje u vranë nga dhëndri i tyre. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, ku tha se viktimat dyshohet se janë dy vllëzër, ndërsa i dyshuar dhëndri i…

Lajme

06/11/2025 13:02

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mëngjesi të sotëm në Malishevë, saktësisht në fshatin Golluboc.

Dy vëllezër të një familje u vranë nga dhëndri i tyre.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, ku tha se viktimat dyshohet se janë dy vllëzër, ndërsa i dyshuar dhëndri i tyre nga një fshat i Drenasit.

“Është vrasje e dyfisht, viktima dy vëllezër nga fshati Gollubovc-Malishevë ndërsa i dyshuari është dhëndrri i tyre nga një fshat i komunës së Drenasit”, tha Graishta për lajmi.net/Lajmi.net/