Policia e konfirmon rrahjen mes shoferëve të autobusëve që janë në grevë: Janë arrestuar pesë persona

Para pak minutash Policia e Kosovës ka ndërhyrë në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, afër xhamisë së Llapit në Prishtinë, ku shoferët e autobusëve të cilët janë në grevë janë përleshur mes vete e pastaj edhe me Policinë. Në pamje e publikuara në mediat vendore shihet kur Policia me forcë e arrestojnë një person dhe e…

Lajme

14/03/2025 21:24

Para pak minutash Policia e Kosovës ka ndërhyrë në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, afër xhamisë së Llapit në Prishtinë, ku shoferët e autobusëve të cilët janë në grevë janë përleshur mes vete e pastaj edhe me Policinë.

Në pamje e publikuara në mediat vendore shihet kur Policia me forcë e arrestojnë një person dhe e dërgojnë në veturë.

Tashmë lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku tha se si pasojë e rrahjes pesë persona janë lënduar dhe se ka arrestuar po ashtu pesë persona si të dyshuar për këtë ngjarje.

“Sot rreth orës 20:00 është pranuar informata për një rrahje në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes pesë persona janë lënduar dhe të njëjtit menjëherë kanë pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti./Lajmi.net/