Policia e ka hapur një rasë për skllavërim, por nuk e arreston askënd

Një qytetarë nga Gjakova e ka detyruar të birin që të punojë pa dëshirën e tij tek nj person tjetër.

Lajme

20/07/2019 11:56

Në rrugën “Ali Ibra” në Gjakovë gjatë ditës së djeshme një person ka informuar në polici se babai i tij e ka detyruar më dhunë që të punojë tek një person tjetër, i cili e ka rrahur në orarin e punës.

“Viktima i mitur mashkull K-Egjiptian ka informuar se babai i tij i dyshuar mashkull K-Egjiptian për shkak të një borxhi, e kishte detyruar të punonte tek një i dyshuar tjetër mashkull K-Egjiptian, ndërsa ky e kishte keqtrajtuar dhe rrahur viktimën gjatë kohës sa kishte punuar. Viktima është dërguar te axha i  tij dëshmitari mashkull K-Egjiptian”, thuhet ën raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Policia ka hapur rast për ‘skllavërim, kushtet e ngjashme me skllavërim dhe punë e detyruar’. /Lajmi.net/