Policia e gjen një zollë në Banjskë të Zveçanit
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur një armë (zollë), në Banjskë të Zveçanit. Sipas njoftimit të Policisë thuhet se sot rreth orës 15:05, njësitë policore përmes rrugëve operative, kanë arritur të gjejnë në malet e fshatit Banjskë të Zveqanit një armë e llojit Zolla M-80, 64 mm, e prodhim serb. Teksa në vendin…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur një armë (zollë), në Banjskë të Zveçanit.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se sot rreth orës 15:05, njësitë policore përmes rrugëve operative, kanë arritur të gjejnë në malet e fshatit Banjskë të Zveqanit një armë e llojit Zolla M-80, 64 mm, e prodhim serb.
Teksa në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore, përfshirë edhe njësinë e specializuar për trajtimin e mjeteve eksplozive.
Arma është sekuestruar si dëshmi materiale, ndërsa hetimet për këtë rast po vazhdojnë.
“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim i pa autorizuar të armëve’’. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë publike dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë duke raportuar çdo informacion të dyshimtë përmes linjave zyrtare të komunikimit”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/