Policia e Emirateve me super makina ndalin shkelësit e ligjit

Emiratet e Bashkuara Arabe, është një shtet që po ballafaqohet me problemin e aksidenteve rrugore.

Bota

31/03/2015 23:32

Padyshim, shumica e njerëzve të pasur ëndërr të vetme e kanë vozitjen e shpejtë me një super makinë.

Duke qenë se shumica e njerëzve në Emirate, veçanërisht në Dubai janë njerëz të pasur, të cilët posedojnë makinat më të mira të prodhuara ndonjëherë, shpeshherë ka probleme dhe aksidente rrugore.

Ndërsa shumica e tyre përfundojnë me fatalitet, ngase çdo ditë në këtë shtet vdesin dy persona nga aksidentet me makina.

Policia është kompetente për t’i ndaluar dhe dënuar këta njerëz. Por, për t’i ndaluar ata dhe parandaluar fatkeqësitë, ata duhet të posedojnë së paku makinë me shpejtësi të njëjtë si të këtyre njerëzve.

Përveç makinave që i kanë pasur më herët sikur Bugatti, Mercedes, BMW, Audi e Ford, ata së fundmi janë “pasuruar” edhe me Ferrari.

Kjo shihet si një zgjidhje për “fenomenin” e aksidenteve rrugore në Emirate.