Policia dhe zjarrfikësit në Kaçanik ia shpëtojnë jetën një 30 vjeçareje që po ecte në pjesën e betonuar të urës afër Fushës së Pajtimit

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 18:40, kanë vërejtur një person të gjinisë femërore rreth 30 vjeçe duke ecur në pjesën e betonuar të urës, në afërsi të Fushës së Pajtimit, në rrethana që kishin ngritur dyshime për rrezik të mundshëm ndaj jetës së saj. Në vendngjarje kanë dal patrullat policore, Njësia…

Lajme

05/08/2026 09:19

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 18:40, kanë vërejtur një person të gjinisë femërore rreth 30 vjeçe duke ecur në pjesën e betonuar të urës, në afërsi të Fushës së Pajtimit, në rrethana që kishin ngritur dyshime për rrezik të mundshëm ndaj jetës së saj.

Në vendngjarje kanë dal patrullat policore, Njësia e Hetimeve, Njësia e Zjarrfikësve dhe ekipi i Emergjencës.

“Falë reagimit të shpejtë dhe bashkëpunimit ndërinstitucional, rreth orës 18:35 personi është larguar me sukses nga zona e rrezikshme dhe është vendosur në një vend të sigurt, pranë rrethrrotullimit te Fusha e Pajtimit. Në vendin e ngjarjes, ekipi i Emergjencës i ka ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa për rastin janë njoftuar prokurori i shtetit dhe Qendra për Punë Sociale, pasi personi nuk kishte familjarë apo persona përgjegjës që të kujdeseshin për të”, thuhet në njoftim të Policisë.

Policia e Kaçanikut, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për trajtimin e rastit dhe strehimin e personit.

“Policia mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së të gjithë qytetarëve dhe falënderon të gjitha institucionet e përfshira për bashkëpunimin dhe reagimin profesional në këtë rast”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/