Policia dhe BIA serbe bëjnë “filma” duke e arrestuar një person nga Shtërpca që e akuzojnë si spiun të shqiptarëve
Pjesëtarë të Shërbimit Inteligjent të Serbisë (BIA) dhe ata të Ministrisë së Brendshme, sot kanë bërë një shoë të paparë me kamera në pikëkalimin kufitar Kosovë-Serbi, konkretisht në Merdarë, duke e arrestuar një serb të Shtërpcës. Arrestimi i Sasha Gjorgjeviqit, raportohet se ka ndodhur sot. Ai akuzohet për spiunazh, teksa media serbe në Kosovë “Kosovo…

Lajme
Pjesëtarë të Shërbimit Inteligjent të Serbisë (BIA) dhe ata të Ministrisë së Brendshme, sot kanë bërë një shoë të paparë me kamera në pikëkalimin kufitar Kosovë-Serbi, konkretisht në Merdarë, duke e arrestuar një serb të Shtërpcës.
Arrestimi i Sasha Gjorgjeviqit, raportohet se ka ndodhur sot.
Ai akuzohet për spiunazh, teksa media serbe në Kosovë “Kosovo Online” shkruan se Gjorgjeviq ka qenë edhe bashkëpunëtor i AKI-së, kinse duke kryer veprime kundër interesave të komunitetit serb.
Atij iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, teksa pritet t’i dorëzohet organeve kompetente.