Policia dhe ARBK nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për koordinim ndërinstitucional dhe avancim të bashkëpunimit

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot kanë arritur të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës. Kjo marrëveshje ka për qëllim forcimin e koordinimit ndërinstitucional dhe avancimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. “Kjo marrëveshje synon përmirësimin e shkëmbimit të informatave, ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe zhvillimin e bashkëpunimit…

Lajme

25/06/2026 11:03

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot kanë arritur të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës.

Kjo marrëveshje ka për qëllim forcimin e koordinimit ndërinstitucional dhe avancimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

“Kjo marrëveshje synon përmirësimin e shkëmbimit të informatave, ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe zhvillimin e bashkëpunimit institucional, në funksion të rritjes së efikasitetit dhe ofrimit të shërbimeve më cilësore për qytetarët”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: