Policia deklarohet sërish për arrestimin e Albert Sylaj, publikon edhe pamjet gjatë vënies në pranga

Policia e Kosovës ka publikuar një videosekuencë nga momenti i arrestimit të Albert Sylës, i dyshuar për rastin e vrasjes së rëndë që ndodhi më 25 tetor në fshatin Vitomiricë të Pejës. Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është realizuar në orët e mbrëmjes të së martës, më 27 tetor, pas hetimeve intensive, veprimeve të vazhdueshme…

Lajme

28/10/2026 16:08

Policia e Kosovës ka publikuar një videosekuencë nga momenti i arrestimit të Albert Sylës, i dyshuar për rastin e vrasjes së rëndë që ndodhi më 25 tetor në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është realizuar në orët e mbrëmjes të së martës, më 27 tetor, pas hetimeve intensive, veprimeve të vazhdueshme operative-hetimore dhe bashkëpunimit me qytetarët, raporton lajmi.net

Syla ishte në kërkim nga organet e rendit në lidhje me këtë rast, ndërsa pas lokalizimit të tij, policia ka arritur ta arrestojë.

Pamjet e publikuara tregojnë një sekuencë nga operacioni policor gjatë të cilit u kap i dyshuari.

Policia ka bërë të ditur se arrestimi është rezultat i punës hetimore dhe veprimeve të ndërmarra për zbardhjen e rastit./Lajmi.net/