Policia deklarohet rreth aksidentit ku u godit një këmbësore në Vushtrri

Policia është deklaruar në lidhje me aksidentin në Bukosh të Vushtrrisë, ku është goditur një këmbësore. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme. “Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 06:50 në fshatin Bukosh të…

Lajme

19/11/2025 20:10

Policia është deklaruar në lidhje me aksidentin në Bukosh të Vushtrrisë, ku është goditur një këmbësore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 06:50 në fshatin Bukosh të Vushtrrisë, në aksident është përfshirë një veturë që ka goditur një këmbësor”, thuhet në konfirmim.