Policia deklarohet për zjarrin që përfshiu një shtëpi në Suharekë- s’ka të lënduar
Një shtëpi ishte përfshirë nga zjarri mbrëmë vonë në fshatin Savrovë të Suharekës. Për fat të mirë si shkak i zjarrit nuk pati persona të lënduar apo viktima. Në lidhje me këtë rast nga Policia e Kosovës u tha se dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm dhe se s’ka të lënduar. “Me datë 12.05.2025 ,…

Lajme
Një shtëpi ishte përfshirë nga zjarri mbrëmë vonë në fshatin Savrovë të Suharekës.
Për fat të mirë si shkak i zjarrit nuk pati persona të lënduar apo viktima.
Në lidhje me këtë rast nga Policia e Kosovës u tha se dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm dhe se s’ka të lënduar.
“Me datë 12.05.2025 , rreth orës 03:20 është raportuar një incident zjarri në fshatin Savrovë, Suharekë. Raportohet se ka marr flak një shtëpi. Dëmi material i shkaktuar është i konsiderueshëm, por të lënduar nuk ka”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe zjarri është shuar./Lajmi.net/
Shpërthim zjarri në një shtëpi në Suharekë- pamje nga vendi i ngjarjes