Policia deklarohet për zjarrin që dogji fabrikën e mishit “Apetit Group”
Zjarri përfshiu mëngjesin e sotëm një prej fabrikave të mishit në vendin tonë. Fabrika e “Apetit Group” u dogj nga zjarri ndërsa në lidhje me këtë rast janë deklaruar nga Policia e Kosovës. Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti deklaroi se si shkak i zjarri ka vetëm dëme materiale dhe jo persona…
Lajme
Zjarri përfshiu mëngjesin e sotëm një prej fabrikave të mishit në vendin tonë.
Fabrika e “Apetit Group” u dogj nga zjarri ndërsa në lidhje me këtë rast janë deklaruar nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti deklaroi se si shkak i zjarri ka vetëm dëme materiale dhe jo persona të lënduar.
“Sot rreth orës 05:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Babimovc. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Për detaje të tjera njoftoheni me kohë”, ka deklaruar Ahmeti./Lajmi.net/