Policia deklarohet për zjarrin në një depo të një marketi në Lipjan: Raportohet vetëm për dëme materiale
Një depo e një marketi në hyrje të një Lipjani është përfshirë sot nga flakët. Në lidhje me këtë rast, detaje për lajmi.net ka dhënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se bazuar në të dhënat fillestare raportohet vetëm për dëme materiale. “Sot rreth orës 16:30, kemi…

Lajme
Një depo e një marketi në hyrje të një Lipjani është përfshirë sot nga flakët.
Në lidhje me këtë rast, detaje për lajmi.net ka dhënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se bazuar në të dhënat fillestare raportohet vetëm për dëme materiale.
“Sot rreth orës 16:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën Ibrahim Rugova në Lipjan. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat fillestare raportohet vetëm për dëme materiale”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/