Policia deklarohet për vetaksidentin me fatalitet, ku vdiqën dy femra

Policia e Kosovës është deklaruar në lidhej me aksidentin e rëndë që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kuzmin të Fushë-Kosovës. Sipas policisë mbrëmë rreth orës 22:15, është raportuar për një vetaksident me pasoja fatale. “Për pasojë në veturën e vetaksidentuar dy persona, vozitësja dhe pasagjerja kanë humbur jetën”, tha për lajmi.net zëdhënësi i policisë për…

Lajme

20/05/2025 09:07

Policia e Kosovës është deklaruar në lidhej me aksidentin e rëndë që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kuzmin të Fushë-Kosovës.

Sipas policisë mbrëmë rreth orës 22:15, është raportuar për një vetaksident me pasoja fatale.

“Për pasojë në veturën e vetaksidentuar dy persona, vozitësja dhe pasagjerja kanë humbur jetën”, tha për lajmi.net zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci theksoi se njësitë rajonale të trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin.

Ndryshe tashmë është bërë e ditur se njëra nga viktimat ishte 27 vjeçar dhe tjetra e mitur, 17 vjeç./Lajmi.net/