Policia deklarohet për rrahjen e të rinjve në afërsi të shkollës ‘Elena Gjika’ në Prishtinë
Disa të rinj, nxënës të shkollës ‘Sami Frashëri’ në Prishtinë u përfshinë në një rrahje që ndodhi pak më parë.

Lajme
Sipas dëshmitarëve në këtë rast u përdorën edhe mjete të forta, ku lëndime trupore pësoi një person.
Nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës kanë thënë për lajmi.net se lidhur me rastin dy persona janë në shoqërim të policisë, të cilët i janë përgjigjur rastit.
“Për rastin, në atë lokacion ka qenë një rrahje, dy persona janë në shoqërim të policisë që i janë përgjigjur rastit, njësitet policore ende janë në vend-ngjarje”, u tha në përgjigjen zyrtare të PK-së.
Më poshtë keni edhe pamjet e vendit të ngjarjes./Lajmi.net/