Policia deklarohet për rastin ku foshnja u gjet e braktisur tek deponia e mbeturinave në Matiqan

Një ngjarje e rëndë u raportua dje në rajonin e Prishtinës, saktësisht në Matiqan. Një foshnje është braktisur dhe është lënë në një qese të zezë në një deponi të mbeturinave. Si fillim u raportua se foshnja është gjetur nga një qytetar që po kalonte në atë anë dhe në momentin kur është gjetur ishte…

Lajme

20/05/2025 09:15

Një ngjarje e rëndë u raportua dje në rajonin e Prishtinës, saktësisht në Matiqan.

Një foshnje është braktisur dhe është lënë në një qese të zezë në një deponi të mbeturinave.

Si fillim u raportua se foshnja është gjetur nga një qytetar që po kalonte në atë anë dhe në momentin kur është gjetur ishte pa shenja jete.

Në lidhje me këtë rast, policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

“Prishtinë – Më 19.05.2025. Dëshmitari mashkull kosovar ka njoftuar se kishte gjetur një foshnje të braktisur. Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ekipi i emergjencës, ku mjeku ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante.“/Lajmi.net/