Policia deklarohet për plagosjen e djeshme në Gjakovë: Arrestohen dy personat e dyshimtë
Pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull ka plagosur me armë zjarri viktimën. Ngjarja ndodhi në Gjakovë, e pamjet kur të dyshuarit po e ndiqnin viktimën u publikuan edhe në rrjete sociale. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës. Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj. Në vend të ngjarjes janë…
Lajme
Pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull ka plagosur me armë zjarri viktimën. Ngjarja ndodhi në Gjakovë, e pamjet kur të dyshuarit po e ndiqnin viktimën u publikuan edhe në rrjete sociale.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës.
Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj.
Në vend të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një thikë. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt./Lajmi.net/