Policia deklarohet për burrin që u gjet pa shenja jete tek lagjja e Muhaxherëve në Prishtinë

Një person u gjetë pa shenja jete sot në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë. I njëjti dyshohet se kishte rënë nga katet e larta të një objekti. E në lidhje me këtë rast, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për lajmi.net se  rreth orës 06:00 është marrë informata për një person…

Lajme

04/06/2025 09:06

Një person u gjetë pa shenja jete sot në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë.

I njëjti dyshohet se kishte rënë nga katet e larta të një objekti.

E në lidhje me këtë rast, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për lajmi.net se  rreth orës 06:00 është marrë informata për një person (mashkull) pa shenja jete.

“Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent, në vendin e ngjarjes”,shtoi ajo.

Ahmeti tha gjithashtu se policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin./Lajmi.net/