Policia bën apel për kujdes – Dikush me numër nga Bosnja po prezantohet në emrin e Veton Elshanit, po kërkon para
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 09:20, në Stacionin Policor në Zubin Potok, është paraqitur ankuesi M/S/K i cili ka raportuar një rast mashtrimi, ku ai është kontaktuar nga një person i panjohur, i cili është prezantuar rrejshëm në emër të zëvendës Drejtorit të DRP Mitrovicë Veri Veton Elshani dhe ka kërkuar…

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 09:20, në Stacionin Policor në Zubin Potok, është paraqitur ankuesi M/S/K i cili ka raportuar një rast mashtrimi, ku ai është kontaktuar nga një person i panjohur, i cili është prezantuar rrejshëm në emër të zëvendës Drejtorit të DRP Mitrovicë Veri Veton Elshani dhe ka kërkuar ndihmë financiare.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se viktima ka dërguar shumën prej një mijë euro përmes “Western Union” në Bosnje dhe Hercegovinë, pas dërgimit të parave i dyshuari ka ndërprerë komunikimin.
Derisa në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Mashtrim”, ndërsa njësitë përkatëse policore po vazhdojnë me hetime.
Ndërkaq raste të ngjashme me thirrje të rrejshme janë raportuar edhe më parë edhe në qytete tjera të Kosovës si në jug ashtu edhe në veri, ku persona të dyshuar kanë kërkuar mjete financiare në emër të zëvendës Drejtorit Elshani.
“Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të mos bien pre e mashtrimeve telefonike apo përmes mesazheve të dyshimta, të cilat janë raportuar kryesisht nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi, apo çfarëdo telefonate të dyshimtë. Mos u besoni personave te panjohur te cilët prezantohen rrejshëm si zyrtare policore dhe kërkojnë para. Mos dërgoni mjete financiare përmes kanaleve te pasigurta. Çdo rast të dyshimte raportojeni menjëherë në Policinë e Kosovës. Siguria juaj është prioriteti ynë. Kujdes nga mashtrimet”, thuhet në njoftim. /Lajm.net/