Policia bastis kazinot ‘Play4Win”

Sot në mëngjes Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it arrestuan tre të pandehur dhe kryen bastisje në disa lokacione në rajonin e Prishtinës dhe në atë të Gjakovës.

Lajme

25/06/2014 12:01

Operacione të arrestimit dhe të bastisjes në rastin e ashtuquajtur “kazino”.

Arrestimet dhe bastisjet u kryen si pjesë e një hetimi që është duke vazhduar lidhur me veprat penale të krimit të organizuar dhe zhvatjes dhe janë të lidhura me arrestimet e mëhershme të kryera më 28 tetor 2013 dhe 2 prill 2014.

Hetimin është duke e udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK).