Policia arreston tre persona për posedim të lëndëve narkotike

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Prizren për posedim të lëndëve narkotike. Përmes Facebook, Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në veturë, shtëpi dhe objektje përcjellëse janë gjetur substanca të ndryshme narkotike të cilat janë sekuestruar bashkë me tre telefona dhe 380 euro para të gatshme, transmeton lajmi.net. Personat në fjalë…

Lajme

05/02/2025 14:00

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Prizren për posedim të lëndëve narkotike.

Përmes Facebook, Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në veturë, shtëpi dhe objektje përcjellëse janë gjetur substanca të ndryshme narkotike të cilat janë sekuestruar bashkë me
tre telefona dhe 380 euro para të gatshme, transmeton lajmi.net.

Personat në fjalë posedonin narkotikë të llojit: kokainë [227.33 gramë], ekstazi [70.98 gramë], marihuanë [2087.11 gramë] dhe 297.32 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit të panjohur.

Ja postimi i plotë:

Policia e Kosovës arreston tre të dyshuar për posedim të narkotikëve

Si rezultat i punës dhe angazhimeve policore me datë 04.02.2025 në Prizren janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se gjatë kontrollit tek të njëjtit në veturë, shtëpi dhe objekte përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar: 227.33 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 70.98 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit ekstazi, 2087.11 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 297.32 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit të panjohur, një veturë, dy peshore elektronike, tre telefona celularë, një fishekë, një kamerë, disa dokumente identifikuese të personave të ndryshëm dhe 380€ para të gatshme. Tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa një i dyshuar tjetër është në kërkim policor.