Policia arreston tre persona të dyshimtë në Podujevë e Prishtinë, sekuestrohen sasi të ndryshme të narkotikëve

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshimtë dhe ka sekuestruar lëndë të ndryshme narkotike. Hetuesit policor përkatësisht sektori qendror për hetimin e narkotikëve në Prishtinë, pas një hetimi disa mujorë ka finalizuar me sukses rastin e koduar “Driver”, që ka rezultuar me arrestimin në flagrancë të dy të dyshuarve për përfshirje në këtë…

Lajme

25/06/2025 10:45

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshimtë dhe ka sekuestruar lëndë të ndryshme narkotike.

Hetuesit policor përkatësisht sektori qendror për hetimin e narkotikëve në Prishtinë, pas një hetimi disa mujorë ka finalizuar me sukses rastin e koduar “Driver”, që ka rezultuar me arrestimin në flagrancë të dy të dyshuarve për përfshirje në këtë veprimtari.

Po ashtu gjatë hetimit janë grumbulluar dëshmi që vërtetojnë përfshirjen e të dyshuarve në shitblerjen e lëndëve narkotike, transmeton lajmi.net.

Policia ka realizuar bastisje në tri lokacione: një ne fshatin Dumosh Podujevë, në Podujevë dhe një në Prishtinë. Gjatë bastisjes janë sekuestruar sasi të substancave narkotike, telefona mobil, para te gatshme, vetura dhe dëshmi tjera relevante për rastin.

– 810.5 gr substance e dyshuar e llojit heroinë,

– 137 gr substance e dyshuar e llojit kokainë,

– 9 gr substance e dyshuar e llojit marihuanë,

– një peshore,

– dy vetura,

– dy telefona mobil,

– para te gatshme 895 euro dhe 50 frang zvicerane

Dy të dyshuarit, me vendim të prokurorit ndalohen për 48 orë.

Po ashtu, pas një pune operative, njësitë relevante policore kanë realizuar edhe një operacion ku kanë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët dyshohet se janë të përfshirë në shit-blerje të substancave narkotike.

Gjatë aksionit janë gjetur dhe sekuestruar:

– 12.1 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë,

– një peshore për matjen e substancave narkotike,

– katër telefona mobil,

– para të gatshme 190 euro.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/