Policia arreston një person në Prishtinë, organizonte lojëra të fatit
Policia ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi dyshohet se kishte organizuar lojëra të fatit.

Lajme
Njësitet e stacionit policor Veriu në Prishtinë, të mbështetur nga njësite të Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës, kanë kryer një bastisje në një lokal në rrugën “Bajram Bahtiri”– Prishtinë.
Siç njofton policia, lokali është bastisur nën dyshimin e bazuar për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, vepër për të cilën është arrestuar një person i dyshuar.
Gjate këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale ,
3 shtëpiza kompjuteri,
5 monitorë
1 printerë si dhe gjësende të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë.
Aktualisht hetuesit policor janë duke kryer procedurat e nevojshme para se rasti të kaloj në institucionet kompetente. /Lajmi.net/