Policia arreston një person në Pejë, qëlloi me pistoletë në oborrin e tij
Një rast i përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm është raportuar më 31 korrik 2025, rreth orës 19:45, në qytetin e Pejës. Policia ka ndërhyrë pas marrjes së një informate për përdorim të mundshëm të armës në një zonë banimi, transmeton lajmi.net Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur një…

Lajme
Një rast i përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm është raportuar më 31 korrik 2025, rreth orës 19:45, në qytetin e Pejës.
Policia ka ndërhyrë pas marrjes së një informate për përdorim të mundshëm të armës në një zonë banimi, transmeton lajmi.net
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur një të dyshuar, mashkull kosovar, i cili ka pranuar se posedon një armë me leje të rregullt. Gjatë kontrollit në oborrin e tij, policia ka gjetur një gëzhojë, ndërsa më pas ka sekuestruar armën – një pistoletë e kalibrit 9 mm, së bashku me një karikator me 14 fishekë dhe lejen për armëmbajtje.
I dyshuari është arrestuar, intervistuar nga hetuesit dhe, me vendim të prokurorit të rastit, është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është në hetim dhe autoritetet po shqyrtojnë nëse ka pasur ndonjë shkelje të kushteve të lejes për armëmbajtje./lajmi.net/