Policia arreston një person në Istog, dyshohet për tentim-dhunim të një të miture

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë. Sipas njoftimit për media theksohet se pasditen e djeshme në stacionin policor në Istog prindi i viktimës, bashkë me viktimën ( e mitur) kanë deklaruar se me datë 21.02.2023, një person i rritur ka tentua ta dhunojë. “Policia menjëherë ka marrё masat adekuate, duke intervistuar viktimёn…

Lajme

23/03/2023 15:12

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë.

Sipas njoftimit për media theksohet se pasditen e djeshme në stacionin policor në Istog prindi i viktimës, bashkë me viktimën ( e mitur) kanë deklaruar se me datë 21.02.2023, një person i rritur ka tentua ta dhunojë.

“Policia menjëherë ka marrё masat adekuate, duke intervistuar viktimёn nё prezencёn e punёtorit pёr punё sociale, Psikologut dhe mbrojtësit tё viktimave.I dyshuari ёshtё kontaktuar nga Policia, mirpo i njëjti nuk ёshtё lajmёruar, sot me datё 23.03.2023 ёshtё arrestuar i dyshuari”,thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu u theksua se pas intervistimit nga hetuesit policor, i dyshuari me vendim të Prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë./Lajmi.net/