Policia arreston një 67-vjeçar në Vushtrri

Mbrëmjen e djeshme, Policia e Kosovës ka arrestuar një person bazuar në urdhëresën aktive nga Gjykata Themelore në Mitrovicë – Dega në Vushtrri, e cila kishte lëshuar urdhëresë ndaj të dyshuarit për veprën penale “Kanosje”.

Lajme

09/12/2021 08:27

Personi i arrestuar është 67-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës me inicialet A.B., transmeton lajmi.net.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Njoftimi i plotë:

Në orët e mbrëmjes së datës 8 dhjetor 2021, polica në Vushtrri, ka realizuar ekzekutimin e një urdhërese të lëshuara nga gjykata.

Pas ndalimit dhe verifikimit, mbi bazën e urdhëresës aktive është arrestuar i dyshuari A. B., 67 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë – dega në Vushtrri, kishte lëshuar urdhëresën, për veprën penale ,,Kanosje ”.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.