Policia arreston gjakovarin, i gjen kokainë dhe armë zjarri
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë gjatë një operacioni policor, ku gjatë bastisjes së shtëpisë së tij janë konfiskuar 456 gramë kokainë. Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se të njëjtit i janë konfiskuar edhe një revole, 50 fishekë, një veturë, para të gatshme dhe pajisje të tjera…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë gjatë një operacioni policor, ku gjatë bastisjes së shtëpisë së tij janë konfiskuar 456 gramë kokainë.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se të njëjtit i janë konfiskuar edhe një revole, 50 fishekë, një veturë, para të gatshme dhe pajisje të tjera që ndërlidhen me narkotikë.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.