Policia arreston dy të dyshuarit për rastin e therjes së dy personave të dielën në Prishtinë

Një rast i rëndë i tentim-vrasjes është raportuar në Prishtinë, ku dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një sulmi me thikë. Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur më 19 prill 2026 rreth orës 17:30, kur dy viktimat, meshkuj kosovarë, janë therur nga një person i panjohur, transmeton lajmi.net. Të lënduarit janë dërguar për…

Lajme

22/04/2026 08:46

Një rast i rëndë i tentim-vrasjes është raportuar në Prishtinë, ku dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një sulmi me thikë.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur më 19 prill 2026 rreth orës 17:30, kur dy viktimat, meshkuj kosovarë, janë therur nga një person i panjohur, transmeton lajmi.net.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Pas hetimeve të zhvilluara, më 21 prill 2026 janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar, gjithashtu meshkuj kosovarë, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në këtë rast.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.

RAPORTI I PLOTË:

VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË

Prishtinë  19.04.2026 – 17:30. Është raportuar se dy viktimat meshkuj kosovarë ishin therur me thikë nga një person i panjohur. Viktimat janë trajtuar në QKUK. Lidhur me rastin me datë 21.04.2026, janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./lajmi.net/