Policia arreston dy nga të dyshuarit për plagosjen e 40 vjeçarit në Gjilan- ja kush është viktima dhe të dyshuarit
Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë dy nga tre personat e dyshimtë të përfshirë në rastin e vrasjes në tenative që ndodhi mbrëmë në një pikë karburanti në rrugën Gjilan-Kamenicë. Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se ka arrestuar tanimë dy të përfshirët në këtë rast. E të arrestuarit nën dyshimin për…
Lajme
Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë dy nga tre personat e dyshimtë të përfshirë në rastin e vrasjes në tenative që ndodhi mbrëmë në një pikë karburanti në rrugën Gjilan-Kamenicë.
Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se ka arrestuar tanimë dy të përfshirët në këtë rast.
E të arrestuarit nën dyshimin për përfshirje në rastin e tentiv-vrasjes janë: Burim Xhimshiti dhe Fatmir Azemi.
Dyshja janë nga fshati Malishevë në Gjilan.
Kurse viktima në këtë rast është 40 vjeçari, Arsim Krasniqi nga Kamenica.
“Gjilan 04.02.2026-18:00. Është raportuar për një shkëmbim zjarrit në mes të dy grupeve nga vetura, ku i plagosur ka mbetur një mashkull kosovar i cili është dërguar në QKUK. Njësitet e hetuesisë kanë arritur që të identifikojnë tre persona të dyshuar meshkuj kosovarë, ku dy prej tyre janë arrestuar dhe nga ta janë konfiskuar; 7 gëzhoja të kalibrit 9mm, dy karikatorë me 18 fishekë të kalibrit 7.62 mm, celularë dhe dy vetura. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.”./Lajmi.net/