Policia arreston 13 persona të kërkuar në Pejë brenda një jave
Stacioni Policor në Pejë ka realizuar 13 urdhëresa të Gjykatës ndaj personave të kërkuar, gjatë periudhës nga 14 deri më 20 gusht 2026. Sipas Policisë, personat e arrestuar dyshohen për vepra të ndryshme penale. Prej tyre, tetë persona janë dërguar për vuajtje të dënimit në qendrat përkatëse, ndërsa pesë të tjerë janë dërguar në seanca…
Lajme
Stacioni Policor në Pejë ka realizuar 13 urdhëresa të Gjykatës ndaj personave të kërkuar, gjatë periudhës nga 14 deri më 20 gusht 2026.
Sipas Policisë, personat e arrestuar dyshohen për vepra të ndryshme penale.
Prej tyre, tetë persona janë dërguar për vuajtje të dënimit në qendrat përkatëse, ndërsa pesë të tjerë janë dërguar në seanca gjyqësore.
Policia ka njoftuar se këta pesë persona, pas pagesës së dënimit me gjobë, janë liruar.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykatat kompetente.