Policia arrestoi në Jarinje një person për krime luftë, Prokuroria jep detaje
Policia e Kosovës, ka arrestuar sot një serb me inicialet D.R në Jarinje, i cili dyshohet se ka kryer krime lufte në regjionin e Gjakovës. Prokuroria Speciale ka njoftuar se i pandehuri është ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do të dërgohet para Gjyqtarit të procedurës paraprake për procedurë të mëtutjeshme, shkruan lajmi.net,.…

Lajme
Policia e Kosovës, ka arrestuar sot një serb me inicialet D.R në Jarinje, i cili dyshohet se ka kryer krime lufte në regjionin e Gjakovës.
Prokuroria Speciale ka njoftuar se i pandehuri është ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do të dërgohet para Gjyqtarit të procedurës paraprake për procedurë të mëtutjeshme, shkruan lajmi.net,.
Komunikata e plotë e Prokurorisë Speciale:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se sot ka ndaluar D.R, i nacionalitetit serb për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 të Ligjit Penal të ish- Jugosllavisë, si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.
Hetimet preliminare tregojnë se i dyshuari gjatë kohës së luftës në Kosovë, në vitin 1999 ka kryer krime të luftës ndaj popullsisë civile në regjionin e Gjakovës.
Me urdhër të Prokurorisë Speciale, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit të përkohshëm dhe ndalimit për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do të dërgohet para Gjyqtarit të procedurës paraprake, për procedurë të mëtutjeshme.