Policia apelon për ndihmën e qytetarëve në identifikimin e një të dyshuari për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari që kërkohet për vjedhje të rëndë. Postimi: Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e personit të dyshuar Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët…

Lajme

16/10/2025 14:30

Policia e Kosovës, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari që kërkohet për vjedhje të rëndë.

Postimi:

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e personit të dyshuar

Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar për veprën vjedhje e rëndë.

Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit që shihet në video, na kontaktoni direkt në:

E-mail: [email protected]

Android #app: Lajmero Policine

Tel: 192