Polici që u rekomandua të suspendohet për rastin e Mefail Shkodrës, vëllai i kandidatit për deputet nga radhët e VV-së

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar dje suspendimin e katër zyrtarëve policorë, në lidhje me hetimet që po bëhen rreth personit të dyshimt për vrasjes së trefishtë që ndodhi më 10 gusht në Gjilan, Mefail Shkodra. Shkodra u raportua se ishte pjesë e rasteve të ndryshme që lidheshin me kanosje, detyrim, fajde e vepra të…

Lajme

12/08/2025 10:54

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar dje suspendimin e katër zyrtarëve policorë, në lidhje me hetimet që po bëhen rreth personit të dyshimt për vrasjes së trefishtë që ndodhi më 10 gusht në Gjilan, Mefail Shkodra.

Shkodra u raportua se ishte pjesë e rasteve të ndryshme që lidheshin me kanosje, detyrim, fajde e vepra të ndryshme.

IPK ka nisur hetime paraprake për të përcaktuar nëse ndonjëri prej tyre ka pasur përfshirje apo ka bërë lëshime që lidhen me aktivitetin kriminal të të dyshuarit, Mefail Shkodra, raporton lajmi.net.

Në mesin e të suspenduarve raportohet se është edhe Ardian Demiri, hetues pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan. Bazuar në të dhëna publike nga rrjetet sociale, Ardian Demiri është vëllai i Burim Demirit, ish-kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e kaluara.

 

Burim Demiri ka qenë gjithashtu këshilltar i jashtëm për kulturë i kryetarit të Komunës së Gjilanit. Në vitin 2022, ai ishte bashkuar me Listën Guxo, pjesë e koalicionit qeverisës.

Rekomandimi për suspendimin e zyrtarëve policorë u bënë me rekomandim të IPK-së, në koordinim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Gjilan. Masat u ndërmorën për të shmangur çdo ndikim të mundshëm në hetim.

Përveç Ardian Demirit, janë suspenduar edhe një rreshter policor nga hetimet rajonale, shefi i hetimeve në Stacionin Policor të Novobërdës dhe një zyrtar nga Njësia e Reagimit të Shpejtë në Gjilan.

“Hetimet po zhvillohen për dyshime të përfshirjes së këtyre zyrtarëve në veprimtari të kundërligjshme me elemente të veprës penale”, theksoi IPK.

Rasti i cili tronditi opinionin publik me vrasjen e trefishtë në Gjilan, po mbetet ende i pazbardhur në tërësi, ndërkohë që kërkimi për të dhe djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra vazhdojnë./Lajmi.net/