Polici që u plagos në Gjilan është në gjendje stabile, nga QKUK japin detaje

Një zyrtar policor është plagosur sot rreth orës 19:12 në poligonin e gjuajtjes “Target” në fshatin Pasjak të Novobërdës. Policia e Kosovës ka njoftuar se Polici E.Sh i moshës 22 vjeçare është dërguar në QKUK për trajtim. Lajmi.net ka kontaktuar me drejtorin e Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla i cili ka thënë se gjendja…

Lajme

26/01/2025 22:03

Një zyrtar policor është plagosur sot rreth orës 19:12 në poligonin e gjuajtjes “Target” në fshatin Pasjak të Novobërdës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se Polici E.Sh i moshës 22 vjeçare është dërguar në QKUK për trajtim.

Lajmi.net ka kontaktuar me drejtorin e Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla i cili ka thënë se gjendja e tij është stabile.

“Po është duke u trajtuar te ne, gjendja stabile, janë kryer egzaminimet e duhura dhe do të vazhdoj tretmanin në Klinikën e Kirurgjisë Maxillophaciale”, ka thënë Syla për lajmi.net.