Polici që po kurohet në Turqi: Morali ynë nuk zbehet

Zv/komandanti i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, Besart Ahmetaj, nga Turqia, ku ndodhet për shërim, ka shkruar në Facebook se falënderon të gjithë ata që i uruan shërim të shpejtë.

Lajme

30/01/2015 21:10

Besart Ahmetaj ka premtuar se do të vazhdojë të shërbejë në të mirë të Kosovës, të qytetarëve të saj dhe kurdo që të kenë nevojë edhe në të mirë të atyre që e goditën atë dhe të gjithë kolegët e tij dhe iu shkaktuan lëndime.

“Morali ynë nuk është zbehur dhe nuk do të zbehet kurrë. Atë ia kemi borxh vendit”, shkruan ndër të tjera Besart Ahmetaj.