Polici i mëson vajzës së pastrehë lojën ‘kamkacel’ (Video)

Në Kaliforninë Jugore, një polic me zemër të madhe takoi një vajzë të vogël të pastrehë, në një lagje kur ai ishte duke patrulluar.

Fun

05/04/2016 10:49

Polici shumë shpejt tërhoqi vëmendje, kur u pa duke vizatuar në tokë lojën më të pëlqyer nga fëmijët, që ne e njohim si ‘kamkacel’, transmeton lajmi.net.

Ai i mëson vajzës 11 vjeçare si të luajë këtë lojë, dhe njëkohësisht luan bashkë me të.

Siç shihet edhe në video polici i lumtur i demonstron vajzës lojën dhe rregullat e lojës duke u argëtuar së bashku.

Krejt në fund dyshja ndahet me nga goditje duarsh në ajër, që tregon një gjest mes dy palëve që shprehin dashuri./lajmi.net