Polici i vrarë dje në Istog ishte mik i këtij artisti shqiptar, ky është dedikimi prekës

Dje në Istog ndodhi një tragjedi me ç’rast mbeti i vrarë polici, Izet Demaj e më pas edhe hajni i cili u vra nga Policia e Kosovës.

ShowBiz

28/12/2018 14:24

Pas këtij lajmi të rëndë, të shumta ishin reagimet në rrjetet sociale ku së fundmi ka reaguar edhe tenori i njohur, Ramë Lahaj i cili me prejardhje është nga Istogu, shkruan lajmi.net.

Rama duket se e kishte mik të ngushtë të ndjerin pasi ka sjell një imazh të përbashkët në InstaStory gjersa shkruan disa fjalë prekëse.

“Çfarë lajmi makabër me dëgju sot, për humbjen tënde mik i shtrenjtë. Zoti e bekoftë shpirtin tënd. Pusho në paqe heroi ynë, Izet Demaj”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/