Polici i lënduar në aksidentin e sotëm, transferohet në QKUK: Ka lëndime të rënda
Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mëngjesit të sotëm në fshatin Banjë të Istogut, ku si pasojë është lënduar një zyrtar policor, po ashtu i njëjti më pas për shkak të gjendjes së rëndë është trasferuar nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Lajmin për transferimin e tij…
Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mëngjesit të sotëm në fshatin Banjë të Istogut, ku si pasojë është lënduar një zyrtar policor, po ashtu i njëjti më pas për shkak të gjendjes së rëndë është trasferuar nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Lajmin për transferimin e tij në QKUK e ka konfirmuar për lajmi.net, drejtori i emergjencës së QKUK-së Naser Syla, i cili tha se i njëjti ka lëndime të rënda.
“Është në gjendje të rëndë por stabile, për momentin është duke u trajtu ende në emergjencë, të shohim pas konsultave se ku do të vazhdojë trajtimin e mëtutjeshëm”, ka thënë Syla.
Ndryshe, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar për lajmi.net, se sot rreth orës 08:35 në fshatin Banjë-Istog ka ndodhur një aksident trafiku, ku një zyrtar policor është goditur nga një veturë gjatë kohës sa ishte në një pikë kontrolli.
Sipas Rugovës, polici ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor.