Polici Derek Chauvin shpallet fajtor për vrasjen e George Floyd

Polici Derek Chauvin është shpallur fajtor për vrasjen e afro-amerikanit, George Floyd në maj të 2020-tës.

Bota

20/04/2021 23:20

Juria e përbërë prej 12 personash e shpalli atë fajtor për të gjitha akuzat që rëndonin mbi të, transmeton lajmi.net.

12 juristët e gjetën atë fajtor për vrasje të shkallës së dytë të paqëllimshme, vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje të shkallës së dytë në vdekjen e George Floyd në maj të vitit 2020.

Dënimi maksimal për vrasje të paqëllimshme të shkallës së dytë është burgimi me jo më shumë se 40 vjet.

Dënimi maksimal për vrasje të shkallës së tretë është burgimi jo më shumë se 25 vjet.

Dënimi maksimal për vrasje të shkallës së dytë është 10 vjet dhe / ose 20,000 dollarë. /Lajmi.net/