Polica arreston nëntë hakerë
Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, sot me datën 21.12.2016, ka shoqëruar nëntë persona të dyshuar për veprën penale ‘ndërhyrje në sistemet kompjuterike’.

Lajme
Sipas një komunikate të policisë në zbatim të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Prishtinës, ka zhvilluar kontrollimin/bastisjen në 9 (nëntë) lokacione të ndryshme të Kosovës, ku edhe ka bërë arrestimin e të dyshuarave.
“Si rezultat i hetimeve dhe realizimit të bastisjeve janë shoqëruar në stacione policore nëntë persona të dyshuar si dhe janë konfiskuar prova, dëshmi materiale, për të cilat dyshohet se personat e poshtëshënuar kanë kryer veprat penale që ndërlidhen me ‘ndërhyrje në sistemet kompjuterike’, ‘cenim i të drejtës së autorit’ dhe ‘shmangie e masave teknologjike’”, thuhet në komunikatën e policisë. /Lajmi.net/