Pogba tregon pse e kishte të shkruar numrin 75 në fanelë

Paul Pogba e ka zbuluar arsyen pse e kishte shkruar me dorë numrin 75 në fanelën e tij.

Sport

26/10/2015 17:25

Mesfushori i Juventusit i befasoi të gjithë në ndeshjen ndaj Atalantas, pasi përveç numrit 10 në fanelën e tij ishte i shkruar me dorë edhe numri 75.

I pyetur për këtë veprim, Pogba u përgjigj se e kishte bërë në nderim të legjendës braziliane Pele, i cili e festoi ditëlindjen e 75, dy ditë para ndeshjes, transmeton Daily Mail.

Futbollisti e huqi një penalti në ndeshjen të cilën Juventusi e fitoi ndaj Atalantas 2:0.