Pogba te Real Madrid? Konfirmon gjithçka Solskjaer

Menaxheri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer është i bindur se Paul Pogba do të qëndrojë në Old Trafford pavarësisht interesimit të Real Madrid dhe Juventus.

Sport

19/08/2019 08:02

Pogba tha se një ‘pikë shënimi mbetet’ mbi të ardhmen e tij pas fitores 4-0 të Unitedit ndaj Chelseat në ndeshjen e tyre të parë në Premierligë më 11 gusht.

Ndërsa afati kalimtar në Premierligë tashmë është mbyllur, tregu i La Liga dhe Serie A mbetet i hapur deri më 2 shtator – duke shkaktuar spekulime të vazhdueshme në lidhje me një lëvizje të mundshme në Real Madrid ose një rikthim të bujshëm te Juventus, përcjell lajmi.net.

“Ju [mediat] gjithmonë vendosni pikëpyetje rreth Paul”, tha Solskjaer.

“Nuk mendoj se është e çuditshme të thuash ndjej kënaqësi duke luajtur, argëtohem me shokët e mi të skuadrës, më pëlqen ajo që jam duke bërë, e dua punën time dhe e shijoj lojën”.

“Sigurisht që kjo fjali me pikëpyetjen për të, gjithmonë ka pikëpyetje rreth Paul”.

”Ai është i kënaqur dhe për mua, patjetër, ai do qëndroj”, deklaroi ai. /Lajmi.net/