Pogba kushton 66 milionë euro

Juventusi e ka vendosur shumën e Paul Pogbas. Ekipi që synon ta blejë mesfushorin francez duhet t’i shpenzojë 66 milionë euro.

Sport

05/06/2014 16:34

Paul Pogba mund të largohet nga Juventusi gjatë verës. Por, gjiganti italian nuk do të heq dorë lehtë nga mesfushori kualitetiv.

Sipas të së përditshmes franceze L’Eruipe, Bianconeri e kanë vendosur vlerën për ish futbollistin e Manchester Unitedit.

Gjithnjë sipas kësaj të së përditshmeje, “Zonja e Vjetër” e vlerëson Pogban 66 milionë.

Interesim për përfaqësuesin francez ka shfaqur Paris Saint Germaini, i cili tash e di se sa duhet të shpenzojë, nëse e do Pogban.

Një shifër kjo, që për momentin e kalon edhe vlerën e Gareth Bale, të cilin L’Equipe e vlerëson 60 milionë euro.

Pogba zhvilloi dy sezone fantastike në fanellën e Juventusit, duke e ndihmuar të shpallet kampion i Italisë.