Pogba duket se po rikthehet në fushë pas dy viteve, klubi amerikan po ia mundëson këtë
Paul Pogba është në bisedime për t’u rikthyer në futboll pas një periudhe dyvjeçare pezullimi. Mesfushori francez u përjashtua nga sporti në vitin 2023 pasi iu zbulua në organizëm substanca DHEA, një përbërje që nxit prodhimin e hormoneve siç është testosteroni. Fillimisht, Pogba u dënua me katër vite pezullim, por pas apelimit, dënimi iu reduktua…

Sport
Paul Pogba është në bisedime për t’u rikthyer në futboll pas një periudhe dyvjeçare pezullimi. Mesfushori francez u përjashtua nga sporti në vitin 2023 pasi iu zbulua në organizëm substanca DHEA, një përbërje që nxit prodhimin e hormoneve siç është testosteroni.
Fillimisht, Pogba u dënua me katër vite pezullim, por pas apelimit, dënimi iu reduktua në vetëm 18 muaj. Kjo e bëri të mundur që në mars 2025 ai të ishte sërish i disponueshëm për të luajtur.
Pas përfundimit të kontratës me Juventusin, Pogba ka mbetur lojtar i lirë. Edhe pse është përfolur për një sërë destinacionesh në Europë, SHBA dhe Arabinë Saudite, deri më tani nuk është arritur asnjë marrëveshje konkrete.
Të hënën në mbrëmje, u raportua se skuadra e Major League Soccer, D.C. United, është e interesuar për ta nënshkruar francezin.
Sipas “The Athletic”, D.C. United zotëron të drejtat e zbulimit (discovery rights) për Pogban, që do të thotë se nëse ai zgjedh të transferohet në MLS, klubi ka përparësi për të nënshkruar me të.
Burime të brendshme kanë konfirmuar se klubi është aktualisht në bisedime për një marrëveshje të mundshme me Pogban, i cili është parë së fundmi në disa ndeshje të MLS-së. D.C. United nuk ka komentuar publikisht mbi këto raportime, raporton “Sport Bible”.
Sipas rregullave të MLS-së, lista e zbulimit (Discovery List) i lejon një klubi të regjistrojë një lojtar përpara se ai të hyjë në ligë, duke penguar klubet më të pasura që të tejkalojnë ofertat e të tjerëve pa kufi.
Ndërkohë, përveç Pogbasë, D.C. United thuhet se është e interesuar edhe për transferimin e Kevin De Bruyne, i cili do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit. Megjithatë, Inter Miami zotëron të drejtat e zbulimit për belgun, çka mund të komplikojë një lëvizje të tillë.