lajmi.net

Poema dhe Diamanti dy foshnjat e para të lindura në vitin 2025

Kështu quhen dy foshnjet e para të ardhura në jetë në vitin 2025. Një gjë të tillë është bërë e ditur pas vizitës që kryeministri Albin Kurti ka bërë në minutat e para të këtij viti  në Klinikën Gjinekologjike të QKUK-së. “Vizituam dy nëna që kanë lindur dy foshnja në këtë ndërrim motmotesh. Zonja Teutë ka…

Lajme

01/01/2025 08:04

Kështu quhen dy foshnjet e para të ardhura në jetë në vitin 2025.

Një gjë të tillë është bërë e ditur pas vizitës që kryeministri Albin Kurti ka bërë në minutat e para të këtij viti  në Klinikën Gjinekologjike të QKUK-së.

“Vizituam dy nëna që kanë lindur dy foshnja në këtë ndërrim motmotesh. Zonja Teutë ka lindur vajzën Poema, ndërsa zonja Fortesa ka lindur djalin Diamantin. Të dy nënat dhe të dy foshnjat janë shumë mirë me shëndet. E ne i uruam mbarësi, në jetë të gjatë bashkë me familjet e tyre”, ka thënë Kurti.

I pari i ekzekutivit ka thënë se Qeveria e tij ka pasur prioritet politikat e mbështetjes për lehonat dhe fëmijët 0-16 vjet dhe se do të vazhdohet kjo mbështetje.

 

LM