Podujevë: Vrasje në tentativë në ditën e parë të Vitit të Ri, arrestohet i dyshuari
Një rast i rëndë i sigurisë ka shënuar ditën e parë të Vitit të Ri 2026 në Podujevë, ku Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vrasje në tentativë. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rasti ka ndodhur më 1 janar 2026 rreth orës 08:00, kur është raportuar një incident serioz, që ka…
Lajme
Një rast i rëndë i sigurisë ka shënuar ditën e parë të Vitit të Ri 2026 në Podujevë, ku Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vrasje në tentativë.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rasti ka ndodhur më 1 janar 2026 rreth orës 08:00, kur është raportuar një incident serioz, që ka rezultuar me arrestimin e një mashkulli kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën penale të lartcekur, transmeton lajmi.net.
Familjarët kanë deklaruar se i dyshuari është përdorues i narkotikëve. Megjithatë, rrethanat e sakta dhe motivi i ngjarjes mbeten ende nën hetime nga organet kompetente.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht të gjitha detajet e rastit./lajmi.net/