Podujevë: Operacion antidrogë, sekuestrimi i rreth 90 kg marihuanë dhe tre arrestime
90 kilogramë marihuanë janë konfiskuar në një aksion të Anti-drogës të koduar “Bregdeti”. Fillimisht mbrëmë rreth orës 23:00 në një kamion në Merdare të drejtuar nga H.S, janë gjetur 76 kilogramë e 800 gramë marihuanë. Kjo u konfirmua nga kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi. Ai dha edhe detaje tjera, ku tha se në asistencën e…
Lajme
90 kilogramë marihuanë janë konfiskuar në një aksion të Anti-drogës të koduar “Bregdeti”.
Fillimisht mbrëmë rreth orës 23:00 në një kamion në Merdare të drejtuar nga H.S, janë gjetur 76 kilogramë e 800 gramë marihuanë.
Kjo u konfirmua nga kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi.
Ai dha edhe detaje tjera, ku tha se në asistencën e Njësitit për Reagim të Shpejtë, është bastisur shtëpia e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar.
- 1 armë me pesë fishekë të kalibrit 9mm;
- 2 vetura, një kamion;
- 1 telefon celular;
- Para në vlerë 2 mijë 950 euro.
Gashi theksoi se operacioni vazhdoi edhe sot, ku janë bastisur edhe dy lokacione, përkatësisht shtëpitë e dy të dyshuarve të tjerë, në fshatin Godishnjak të Podujevës.
Aty janë gjetur dhe konfiskuar:
- 4 paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 4 kilogramë e 454 gramë;
- 2 vetura;
- 2 vetura dhe 2 telefona celularë;
- Thasë najlloni të zbrazuar ngjyra e zezë dhe ngjitës, që kanë shërbyer për paketimin e narkotikëve;
- Po ashtu edhe një armë zjarri me gaz e modelit Signasauer.
Derisa ndaj tre të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.